75 Mall Live Search
11:42 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ronaldo – Juventus, zbulohet dita e debutimit

Cristiano Ronaldo pritet që të bëjë debutimin  tij si futbollist i Juventusit më 12 gusht.

Ronaldo u largua nga Real Madridi dhe u transferua te “Zonja e Vjetër” për 100 milionë euro, shkruan IndeksOnline.

Portugezi do ta fillojë aventurën e tij me Bianconerët, në turneun Villar Persoa. Edhe pse ende nuk është shpallur dita zyrtare nga klubi, Ronaldo pritet që nga 12 gushti të bëjë debutimin.

Ish-lojtari i Manchester Unitedit dje u prezantua si lojtari i Juvntusit dhe deri më 30 korrik nuk do të mbajë seancë stërvitore.

Kujtojmë që Ronaldo do të fitojë plotë 30 milionë euro në vit./IndeksOnline/