75 Mall Live Search
19:27 / E Shtunë, 16 Shtator 2023 / C E

Ronaldo ka vazhduar formën e mirë, shënon gol për Al Nassr në ndeshjen e fundit

Forma e mirë e Ronaldos në Arabi Saudite është duke vazhduar.

Portugezi ka shënuar edhe në ndeshjen e sotme që Al Nassr e ka fituar me rezultat 1-3 si mysafirë i Al Raed.

Ronaldo e shënoi golin e fundit në këtë ndeshje në minutën  e 78-të dhe ishte një gol i bukur i tij.

Golat e tjera për Al Nassr i shënuan Sadio Mane (45+1’) dhe Talisca (49’).

Me këtë fitore Al Nassr mbetet në vendin e pestë me 12 pikë.