75 Mall Live Search
22:12 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ronaldo kapet me Sarrin pasi e zëvendësoi me Dybalën

Maurizio Sarri vazhdon me probleme kur i zëvendëson yjet e skuadrës.

Këtë radhë, tekniku italian kishte një zënkë me Cristiano Ronaldon pasi vendosi ta largoj nga loja në minutën e 81-të.

Në vend të tij është inkuadruar Dybala, por kjo nuk i ka pëlqyer portugezit, shkruan Indeksonline.

Ai është fjalosur derisa po i drejtohej bankës rezervë duke kërkuar sqarime nga Sarri.

Juventusi fitoi në fund nga Lekomotiva e Moskës pas golit të Duglas Costas në minutat shtesë. /IndeksOnline/