Ronaldo kishte menduar të rikthehet në fushë pasi bleu Valladolidin

Nga 3 shtatori i 2018-ës, Fenomeni Ronaldo është presidenti i Valladolid.
Klubi luan në La Liga dhe ish-Topi i Artë zotëron pjesën më të madhe të aksioneve.
Një jetë e re që e ka angazhuar shumë brazilianin. Vetë Ronaldo ka thënë në muajt e kaluar sesa stresuese është të jesh në drejtim të një klubi.
Në të vërtetë, Fenomeni është ndier shumë mirë vetëm në fushën e lojës. Nostalgjia për futbollin e ka goditur edhe gjatë momentit të blerjes së klubit spanjoll.
“Kur kam blerë Valladolid-in e kam menduar. Nëse bëj një sakrificë, stërvitem për tre-katër muaj, më pas mund të luajë ndonjë ndeshje. Por është një vuajtje e madhe, lojtarët e sotëm janë shumë të shpejtë. Ka qenë një ide që është larguar shumë shpejt”.
Këto kanë qenë fjalët e thëna nga Fenomeni në një lidhje direkte në Instagram me Juan Sebastian Veron.