Ronaldo kontrollon “VAR-in” pas golit të anuluar të Costas
Juventusi fitoi me një lojë bindëse ditën e djeshme sfidën ndaj Romës, edhe pse rezultati ishte vetëm 1-0.
Në sekondat e fundit të lojës, “Zonja” shënoi edhe të dytin me Duglas Kostës, por ndërhyrja e VAR-it e anuloi golin për një faull gjatë aksionit.
Arbitri Masa e akordoi të rregullt golin, por më pas u thirr për të parë pamjet, ku verifikoi se ishte shkaktuar më parë faull. Por, një video e Kristiano Ronaldos, që qëndron anës fushës për të parë VAR-in, teksa edhe arbitri Masa po e verifikonte vetë, po bën xhiron e rrjeteve sociale.
Portugezi qëndron i palëvizur, duke parë shumë i përqendruar pamjet nga monitori i vogël, edhe pse në një moment arbitri i katërt i bën me shenjë që të largohet, pasi nuk ka pse qëndron aq afër.
Ronaldo – VAR on Vidnews.