Ronaldo krahason Euro-n me Kupën e Botës: Kam fituar dy trofe që i dëshiroja shumë!

Kombëtarja e Portugalisë mbrëmë shënoi fitore ndaj Kroacisë me rezultatin 2:1 në UEFA Nations League.
Cristiano Ronaldo ishte ai që shënoi gol në këtë takim, duke bërë historinë, pasi arriti në shifrat e 900 golave në karrierë, shkruan Indeksonline
Pas ndeshjes, Ronaldo foli për “RPT3” dhe dha një deklaratë interesante në lidhje me trofeun e Euro-s, të cilin e kishte fituar në vitin 2016.
“Të fitosh një Euro në Portugali është e barabartë me një Kupë Bote. Unë tashmë i kam fituar dy trofe me Portugalinë që i doja shumë.
“Jam i motivuar ta shijoj futbollin dhe rekordet shfaqen në mënyrë të natyrshme. Unë nuk thyej rekorde, ato janë që më ndjekin mua”, u shpreh Cristiano Ronaldo pas ndeshjes mbrëmë.
/Indeksonline/
🚨🇵🇹 Cristiano Ronaldo: “Portugal winning a EURO’s is equivalent to a World Cup. I’ve already won two trophies for Portugal that I really wanted.”
— EuroFoot (@eurofootcom) September 5, 2024
“I’m not motivated by that. I’m motivated to enjoy football and records appear in a natural way. I don’t beat records, they’re the… pic.twitter.com/UbNKVa6sTg