75 Mall Live Search
10:58 / E Hënë, 30 Gusht 2021 / B O

Ronaldo kryen testet mjekësore, ja kur pritet debutimi me Man Utd

Cristiano Ronaldo ka kryer sot testet mjekësore në Lisbonë. Tani më gjithçka është e kryer dhe vetëm po pritet udhëtimi i tij për në Angli.

Marrëveshja vlen deri në qershor të vitit 2024.

Menaxhmenti i tij po kryen procedurat e vizës dhe shpejt pritet nisja për në Manchester.

Të gjithë po punojnë që CR7 të ketë shansin për debutim në ndeshjen e radhës që Manchester United e zhvillon ndaj Newcastle United./Indeksonline/