Ronaldo kthehet pas në kohë: Gati u bashkova me Arsenalin…
Cristiano Ronaldo ka ndarë mendimet e tij mbi garën për titullin e Premier League, duke mbështetur Arsenalin për të fituar këtë sezon.
Gjatë një interviste me Piers Morgan, ai ndau detaje nga e kaluara, duke u ndalur te momenti kur pothuajse u bë pjesë e “Gooners”, shkruan IndeksOnline.
“Sinqerisht, kur e shoh Arsenalin nuk më duket si një rival, pothuajse isha pjesë e ekipit. Nuk do të them se kam pasion për klubin. Por kur e shoh Arsenalin, më pëlqen ekipi, më pëlqen kur ata fitojnë për shkak të asaj historie” u shreh Cristiano.
“E dini, në jetë dhe futboll, gjithçka ka të bëjë me mundësitë dhe momentet. Dhe kjo është ajo që pashë me Manchester United dhe e përjetova. Por për të qenë i sinqertë, pothuajse kisha arritur te Arsenali”, deklaroi ai.

