Ronaldo: Kurrë nuk e kam imagjinuar një foto të tillë (Foto)
Cristiano Ronaldo ka ndarë në rrjetet sociale një foto me trofetë personale në Muzeun e Madeira.
Ai ka paraqitur pesë topat e artë, katër këpucë të arta, çmimin “The Best” dhe “Fifa World Player”.
Ylli madrilen thotë se nuk e ka imagjinuar një foto të tillë:
“Kam luajtur në rrugët e Madeira. Dhe ëndrra për të arritur në krye të futbollit u realizua. Nuk e kam imagjinuar se një ditë do të nxjerrë një foto të tillë. Këtë ia dedikoj të gjithëve, familjës, miqëve, klubit, trajnerëve të cilët gjithmonë më kanë mësuar që të punojë në strukturat e klubeve. Në fund një faleminderim i vecantë shkon për tifozët e mi. Këta trofe janë edhe tuajat”, ka shkruar Ronaldo./IndeksOnline/