Ronaldo largon makinat e tij nga Torino – Ku po shkon ai?

Cristiano Ronaldo u kap nga kamerat duke hipur në një mjet transportues disa nga makinat e tij luksoze.
Uebfaqja ‘Per Semper Calcio’ ka lëshuar një video në të cilën operatorët e një kompanie transporti shihen duke vendosur disa nga makinat luksoze që Cristiano Ronaldo ka në Itali në një kamion, përcjellë IndeksOnline
Sipas mediave italiane, kompania me qendër në Lisbonë, Rodo Cargo futi shtatë automjete në kamion dhe i transportoi ato jashtë Torinos në një vend ende të panjohur deri më tani.
A do të thotë kjo që Ronaldo mund të largohet nga Juventusi këtë verë, apo ndoshta po ndryshon vendbanim.
Kjo video ka shqetësuar tifozët e Juventusit të cilët kanë dyshimet se ai mund të largohet.