Ronaldo: Liga e Arabisë do të bëhet nga më të mirat në Botë

Cristiano Ronaldo ishte protagonist absolut në fitoren 5-0 të Al-Nassr përballë Al-Fetah në ligën saudite.
Ai së bashku me Sadio Manen dhuruan spektakël dhe gola, shkruan Indeksonline.
E pas ndeshjes, ylli portugez tha se kampionati arab do të bëhet ndër më të fortët në Botë.
“Siç thashë sezonin e kaluar, Liga Saudite do të përmirësohet dhe do të jetë një nga ligat më të mira në botë. Jam i lumtur këtu dhe do të doja të falënderoja Arabinë Saudite që më ka dhe të më bëjë të ndihem kaq i lumtur“, tha Ronaldo pas ndeshjes.
🎬 || The leader, Cristiano Ronaldo:
— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) August 25, 2023
" As I said last season, Saudi League will improve and will be one of the best leagues in the world.
I'm happy here, and I'd like to thank Saudi Arabia for having me, and make me feel so happy" pic.twitter.com/PzNU7Uyi4e
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte i pari që e filloi “karvanin e transferimeve” drejt Arabisë Saudite. /IndeksOnline/