22:26 / E Premte, 18 Gusht 2023 / Gj. Sh

Ronaldo, Mane e Brozovic nuk kryejn punë, Al Nassr mposhtet nga Al Taawon

Crisitian Ronaldo, Sadio Mane e Marcelo Brozovic janë disa prej futbollistëve që e kanë vazhduar karrierën në Arabinë Saudie.

Skuadra e tyre Al Nassr, ku luajnë edhe Seko Fofana dhe Anderson Talisca, ka pësuar humbjen e dytë radhazi në kampionatin arab, shkruan IndeksOnline.

Ata sonte kanë pësuar humbje si vendas nga skuadra Al Taawon, me rezultat 2-0.

Al Nassr me transferimet e fundit është një prej favoriteve kryesor për ta fituar kampionatin arab këtë edicion, por deri më tani kanë dy humbje në dy ndeshje./IndeksOnline/