75 Mall Live Search
22:53 / E Martë, 08 Dhjetor 2020 / kutia

Ronaldo mbret në Camp Nou, Messi nuk ia lë shenjë

Juventusi ka fituar në Camp Nou ndaj Barcelonës me rezultat 2-3 në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Italianët kërkuan më shumë fitoren në këtë sfidë edhe pse dy skuadrat e kishin të sigurt kualifikimin në fazën tjetër.

Dy gola për Juventusin i shnëoi Cristiano Ronaldo nga penalltia në minutat 13-të dhe 52-të të ndeshjes.

Golin tjetër e realizoi McKennie në minutën e 20-të.

Juventus mbyll fazën e grupeve në vendin e parë me 15 pikë aq sa ka edhe Barca në vendin e dytë.

Dynamo Kiev do të luaj në Europa League derisa për Ferencvaros përfundojn garat evropiane. /IndeksOnline/