75 Mall Live Search
09:57 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Ronaldo, me mbi 50 milionë ndjekës “fake”, në Instagram

Cristiano Ronaldo shkroi historinë këtë javë duke u bërë personi i parë në botë që arriti shifrën e 200 milionë ndjekësve në Instagram.

Ai paguhet rreth 1 milion dollarë për çdo postim.
Ronaldo është larg të tjerëve si atleti më i ndjekur, duke e kaluar Messin me 58 milionë followersa më shumë.

Por, sipas “The Sun” mbi 50 milionë e atyre ndjekësve janë të rremë.

Rreth 72.8% e ndjekësve të tij janë realë, 2.1% janë njerëz me ndikim në rrjetet sociale, 6.4% janë ndjekës masivë dhe 18.7% janë llogari të dyshimta, transmeton Indeksonline.

Vetëm 49% e ndjekësve të tij janë të interesuar në sport dhe janë më shumë fansa të muzikës, bukurisë e modës.
Vetëm 28% e ndjekësve të tij janë femra./Indeksonline/