75 Mall Live Search
20:27 / E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 / Blerim

Ronaldo me penallti të lodhtë – Juventusi barazon me Atalantën

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Juventusit dhe Atalantës, duel ky në kuadër të xhiros së 12’të në Serie A.

Të parët shënuan vendasit përmes Chiesas në minutën e 29’të të takimit, ku me këtë rezultat e mbylle edhe pjesën e parë, shkruan IndeksOnline

Ndërsa, me të filluar pjesa e dytë Atalanta u kundërpërgjigj me golin e Freuler në minutën e 57’të, për të barazuar kështu shifrat në 1:1.

Por, Ronaldo e kishte mundësinë e artë nga penalltia për ta fituar këtë ndeshje në minutën e 61’të, po në vend ishte portieri Gollin që priti goditjen e portugezit.

Pra, ky takim u mbyll me barazim.