Ronaldo me shokë mposhtin Gjermaninë dhe sigurojnë finalen e Ligës së Kombeve

Kombëtarja e Portugalisë është finalistja e parë e Ligës së Kombeve.
Të udhëhequr nga veterani Cristiano Ronaldo, Portugalia e mposhti në gjysëmfinale kombëtaren e Gjermanisë midis stadiumit ”Allianz Arena”, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Pancerat kaluan të parët në epërsi, me golin e Florian Wirtz, në minutën e 49-të.
Nuk vonoi shumë dhe të udhëhequrit e Roberto Martinez, barazuan rezultatin me golin e Francisco Concceicao, në minutën e 63-të.
Pesë minuta më vonë, Ronaldo shënoi golin e fitores për kombëtaren portugeze.
Në finale Portugalia e pret fituesin e ndeshjes Spanjë – Francë, e cila zhvillohet të enjeten./IndeksOnline/