08:55 / E Mërkurë, 23 Nëntor 2022 / B O

Ronaldo merr dy oferta të majme nga sheiku pronar i dy skuadrave, njëra është në Premierligë!

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Manchester United ka hapur një dilemë të madhe për të ardhmen e tij.

Ylli portugez raportohet se ka dy oferta në tavolinë nga dy skuadrat me një pronar.

Newcastle dhe Al-Nassr , klubet me të njëjtin pronar, Mohammed Bin Salman, trashëgimtar i fronit të Arabisë Saudite po e kërkojnë 5 herë Topin e Artë.

CR7 do të jetë lojtar i lirë nga 1 janari dhe sheiku i famshëm po e do me çdo kusht superyllin.

Raportohet se Bin Salman është i gatshëm ta bëj Ronaldon futbollistin më të paguar në botë./Indeksonline/