Ronaldo merret vesh me Ten Hag, ja vendimi i fundit

Cristiano Ronaldo është rikthyer me ekipin e parë të Man United. Pas një bisede që kishte me trajnerin Ten Hag paraditën e sotme, ylli portugez është rikthyer në skuadrën e parë.
Ronaldo është përfshirë menjëherë në stërvitje pas një dialogu disa minutësh me trajnerin holandez.
Jozyrtarisht mësohet se CR7 mund të ketë kërkuar falje për gjestin e tij.
Ten Hag i ka konfirmuar lojtarit se do të jetë në listën e të ftuarve për ndeshjen ndaj Sherif Tiraspol./Indeksonline/