75 Mall Live Search
12:33 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ronaldo thotë se mund të pensionohem nga futbolli brenda 1 apo 2 vjetësh

Cristiano Ronaldo ka folur rreth ditës kur do t’i thotë lamtumirë futbollit. Sulmuesi portugez ka kontratë me Juventusin deri më 2022, por ka mundësi që të mos e çojë deri në fund.

Legjenda e Real Madridit, e pranon se ka nisur të mendojW për largim nga futbolli.

Në një intervistë për gazetën “Sport Bible”, Ronaldo ka thënë se mund të pensionohet nga futbolli brenda 1 apo 2 vjetësh.

“Unë ende e dua futbollin. Më pëlqen të argëtoj njerëzit që e duan futbollin dhe mua. Mosha nuk ka rëndësi, por mentaliteti. Në 5 vjetët e fundit kam nisur të mendoj se çka do të ndodhë kur nuk do të jem duke luajtur më. Kush e di çfarë do të ndodhë gjatë 1 apo 2 vjetëve të ardhshëm” deklaroi Ronaldo.

Portugezi do të bëhet 35 vjeç në shkurtin e ardhshëm. /Indeksonline/