22:36 / E Premte, 31 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ronaldo mund të pushojë kundër Romës

Sulmuesi portugez duket se nuk ka mundësi ta zë Ciro immobilen në shënimin e golave në Serie A dhe ai mund të pushohet të shtunën

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri duket se do ta pushojë Cristiano Ronaldon për ndeshjen e fundit në Serie A kundër Romës.

Juve tashmë ka siguruar Skudetton për herë të nëntë me radhë dhe do të luajnë ndeshjen e dytë kundër Lyoonit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve ku duhet t’i mundin me rezultat 1-0.

“Ne do ta rishikojmë edhe njëherë skuadrën sot dhe nesër në mëngjes, do të shohim se kush ka nevojë të pushojë dhe kush është gati të luajë”, ka thënë sarri të premten.

“Të shohim se si ndihet nesër Cristiano, ai është një nga lojtarët që ka luajtur më se shumti gjatë tërë sezonit”, ka thënë Sarri.