75 Mall Live Search
12:58 / E Hënë, 03 Mars 2025 / L A

Ronaldo mungon në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të Azisë, arsyeja do t’ju befasojë

Ylli i Al-Nassr, Cristiano Ronaldo, nuk do të udhëtojë me skuadrën në Iran për ndeshjen e Ligës së Kampionëve të Azisë.

E gjithë kjo vjen pas një vizite të “CR7” në Teheran dy vjet më parë, ku kishte publikuar një fotografi me artisten iraniane, Fatemeh Hammami Nasrabadi, të cilën e kishte përqafuar.

Mirëpo kjo sipas ligjeve të Iranit cilësohet si tradhëti dhe Ronaldo mund të rrezikoj me burg si dhe 99 goditje me kamxhik.

Kujtojmë se Al-Nassr, do të udhëtojë drejt Iranit ku do të luajë ndaj skuadrës së Esteghlalit në fazën e raundit të 1/8-ve të Ligës së Kampionëve të Azisë./IndeksOnline/