Ronaldo mungon në seancën e sotme stërvitore të Portugalisë

Cristiano Ronaldo nuk është i pranishëm në stërvitjen e sotme të Portugalisë.
Kjo është stërvitja e parafundit para takimit kundër Koresë së Jugut, në xhiron e fundit të fazës së grupeve të Botërorit 2022, të planifikuar për të premten (16:00).
Sipas informacioneve zyrtare, kapiteni i Kombëtares nuk ka probleme fizike, dhe po bën vetëm punë rikuperimi në palestër.
Kujtojmë që Portugalia ka fituar dy ndeshjet e para në grup.