75 Mall Live Search
23:03 / E Hënë, 25 Korrik 2022 / Gj. Sh

Ronaldo ndryshon mendim, rikthehet te Manchester United

E ardhmja e Cristiano Ronaldos vazhdon të jetë ende e përfolur, teksa ai nuk ka dhënë ende ndonjë njoftim zyrtar.

Deri më tani dihet se sulmuesi portugez ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Manchester United, pasi kaloi vetëm një sezon në “Old Trafford” pas rikthimit.

Ronaldo ende nuk ka filluar as stërvitjet me “Djajtë e Kuq”, duke rritur kështu edhe më shumë zërat për largimin e tij.

“The Athletic” ka raportuar këtë të hënë se 37-vjeçari po udhëton përsëri sot në Angli për bisedime me Manchester United rreth të ardhmes së tij.

Këto bisedime vijnë pasi lojtari ka informuar për dëshirën e tij për t’u larguar këtë verë nëse vjen një ofertë e përshtatshme.

Në anën tjetër, qëndrimi i klubit anglez është se Ronaldo nuk është në shitje dhe ai do të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës së tyre në sezonin 2022/23.

Është e paqartë në këtë fazë nëse ai do të stërvitet me skuadrën të martën, por ai pritet të ketë dialog ballë për ballë me trajnerin, Erik ten Hag, në ditët në vijim.

Megjithatë, rikthimi i tij besohet të shihet si një shenjë pozitive. Sipas mediumit britanik, burimet rreth kësaj çështjeje sugjerojnë se ka gjithnjë e më shumë gjasa që pesë herë fituesi i “Topit të Artë” të mbetet në “Old Trafford”, por ka ende mungesë qartësie për situatën.