11:17 / E Martë, 03 Mars 2020 / indeksADMonline

Ronaldo në rolin e bossit, jep dhurata iPhone e bileta aeroplani për fitoren ndaj Espanyol

Ish-fenomeni brazilian, Ronaldo vazhdon të inkurajojë futbollistët e Valladolid drejt misionit për mbijetesë në La Liga.

Në rolin e pronarit, Ronaldo ka dhuruar iPhone e bileta aeroplani për të gjithë futbollistët pas fitores ndaj Espanyol javën e kaluar.

Ronaldo ka premtuar edhe shpërblime të tjera për futbollistët në rast se ata arrijne fitore në javët në vijim.

Verën e kaluar, ish Topi i Artë shpërbleu lojtarët e skuadrës së tij me një udhëtim në Formentera pasi skuadra siguroi edhe matematikisht mbijetesën./Indeksonline/