Ronaldo në telashe në Arabi, kërkohet dënimi i tij pas gjestit ndaj tifozëve që thërrisnin emrin e Lionel Messit

Cristiano Ronaldo është emri më i përfolur në Arabinë Saudite. Ai ka fituar zemrat e shumë tifozëve pas kalimit në këtë shtet, te skuadra e Al-Nassr, por ka prej atyre që nuk e duan.
Gjatë ndeshjeve është bërë një dukri, ku tifozët kundërshtar po thërrasin emrin e Lionel Messit, yllit argjentinas vetëm për ta bërë nervoz lojtarin e Kombëtares së Portugalisë, shkruan Indeksonline
Në këto ndeshje, pothuajse gjithmonë, Ronaldo bën gjeste interesante ndaj tifozëve.
Al-Shabab fans chanting: "Messi, Messi"
— Troll Football (@TrollFootball) February 25, 2024
Ronaldo:pic.twitter.com/wW9WjS7x0E
Dhe për këtë arsye, Komiteti disiplinor në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite ka kërkuar dënimin e Ronaldos për dy ndeshje mos-lojë.
Nëse kjo ndodh, atëherë Ronaldo do t’i humb dy ndeshje të rëndësishme në luftë për titullin kampion.
Kujtojmë që gjatë këtij sezoni në ligë, Ronaldo ka zhvilluar 20 ndeshje, ka shënuar 22 gola dhe ka bërë 9 asiste./Indeksonline/