75 Mall Live Search
11:33 / E Diele, 22 Janar 2023 / Gj. Sh

Ronaldo ngre padi ndaj Juventusit, kërkon rreth 20 milionë euro

Cristiano Ronaldo ka ngritur padi ndaj ish klubit të tij, Juventusit.

Futbollisti portugez pretendon se klubi bardhezi nuk i ka paguar atij plot 19,548,333 euro, transmeton IndeksOnline.

Mediat raportojn se padia e Ronaldos është ngritur një ditë pasi ai bëri debutimin e tij me Al Nassr në ndeshjen kundër PSG-së.

“Ronaldo po përgatitet të kërkojë paratë me rrugë ligjore. Për t’i bërë gjërat më keq për Juventusin, drejtuesit kanë një seancë dëgjimore në Gjykatën e Arbitrazhit për keqpërdorime financiare”, raporton “La Republicca”./IndeksOnline/