75 Mall Live Search
18:52 / E Hënë, 22 Gusht 2022 / Gj. Sh

Ronaldo nuk do të jetë në formacionin startues kundër Liverpulit

Futbollisti portugez, Cristino Ronaldo, nuk do të jetë pjesë e formacionit startues të Manchester United kundër Liverpulit.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi Sky Sport, transmeton IndeksOnline.

Trajneri Erik Ten Hag, në vend të tij pritet të startoj me Anthony Martial.

Ronaldo startoi në ndeshjen e kaluar ndaj Brentfordit, ku Manchester United humbi me rezultat 4-0, ndërsa portugezi nuk kishte asnjë ndikim në ndeshje.

Ten Hag në këtë takim nuk do të startoj as me Maguire, ku në mbrojtje do të jetë dyshja Rafael Varane, Lisandro Martinez e cila u provuan së bashku në stërvitjet e javës së fundit./IndeksOnline/