75 Mall Live Search
16:13 / E Diele, 10 Korrik 2022 / Gj. Sh

Ronaldo nuk e bind Tuchelin

Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel nuk po bindet për transferimin e Cristiano Ronaldos në ‘Stamford Bridge’.

E ardhmja e Ronaldos mund të jetë larg Manchester United.

Ylli portugez ka edhe një vit kontratë me ‘Djajtë e Kuq’, por nuk duket i lumtur në ‘Old Trafford’.

Chelsea është ekipi që po kryeson garën për të marrë shërbimet e Ronalsos.

Por sipas ‘Daily Mail’, Thomas Tuchel nuk është shumë i interesuar për nënshkrimin e portugezi.

Gjermani dëshiron t’i japë rrjedhshmëri sulmit me dy afrimet e mundshme, Sterling dhe Raphinha në krahë së bashku me Havertz dhe ai mendon se Cristiano do ta kushtëzonte atë plan.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e 37 vjeçarit.