75 Mall Live Search
22:12 / E Shtunë, 22 Qershor 2024 / G T

Ronaldo nuk e “formati” Arda Gulerin, publikohen pamjet në rrjetet sociale

Kombëtarja e Portugalisë ka shënuar fitore 3:0 ndaj Turqisë në ndeshjen e Euro 2024, duke siguruar kualifikimin në fazën tjetër eliminim/direkt.

Në rrjetet sociale janë publikuar disa pamje pas ndeshjes, ku shihet Cristiano Ronaldo dhe Arda Guler, shkruan Indeksonline

Kjo dyshe nuk pati kontakte fare pas ndeshjes, madje lojtari turk tentoi t’i fliste Ronaldos, por ky i fundit në njëfar mënyre nuk e “formati” futbollistin e Real Madridit.

Nuk dihet nëse këta dy i kanë punët mirë apo kanë ndonjë hatër-mbetje, por dihet që Guler e ka idhull ish-lojtarin e Real Madridit./Indeksonline/