Ronaldo, s’e ka në plan të rikthehet te Juventusi!

Cristiano Ronaldo ndodhet në Portugali. Ylli i Juventusit ka shkuar në vendlindje me arsyetim për të vizituar nënën e tij, pasi kishte atak kardiak.
Por, portugezi nuk e ka në plan aktualisht të rikthehet te skuadra torineze. Ai e ka njoftuar skuadrën se është duke qëndruar pranë nënës, gruas dhe fëmijëve të tij në izolim te shtëpia e tij në Madeira.
Ronaldo duhej të kthehej dje në Itali, por që e ka shtyrë udhëtimin për një datë të pacaktuar.
Stafi i lojtarit ka thënë se futbollisti do të kthehet në Juventus, vetëm atëherë kur gjendja në Itali të përmirësohet nga koronavirusi.
Futbollisti i është nënshtruar sot testeve të reja dhe është garantuar se nuk ka asnjë simptomë infektimi./Indeksonline/