75 Mall Live Search
15:04 / E Mërkurë, 31 Janar 2024 / Gj. Sh

Ronaldo nuk ia del, mungon në ndeshjen “e fundit” kundër Lionel Messit

Skuadra e Inter Miami dhe Al-Nassr nesër pritet të zhvillojnë një ndeshje miqësore në Arabinë Saudite.

Raportimet e fundit thonë se sulmuesi i Kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo nuk ka arritur të rikuperohet për këtë ndeshje, shkruan Indeksonline

Ronaldo do të mungoj në këtë miqësore edhe pse shumë tifozë e konsideronin si “vallëzimi i fundit” mes tij dhe Lionel Messit.

Ylli portugez dhe Al Nassr para disa jave ishin larguar nga Kina pikërisht për arsye të lëndimit të tij.

Ai u rikthye në Arabi dhe punoi shumë për të qenë i gatshëm në këtë ndeshje, megjithatë nuk ia doli./Indeksonline/