75 Mall Live Search
18:30 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ronaldo: “Nuk më interesojnë paratë, dua një vend në histori”

Sezoni i ri në Juventus po afron dhe Cristiano Ronaldo dëshiron ta bëjë atë të paharrueshëm për bardhezinjtë, me klubin që synon edhe një herë të arrijë fitoren në Ligën e Kampionëve.

Fenomeni Portugez zbuloi filozofinë e tij në një fragment të intervistës me DAZN, transmeton Indeksonline.

“Zgjohem çdo mëngjes me idenë në kokën time që të stërvitem me qëllimin për të marrë diçka më shumë, jo vetëm për të fituar para. Faleminderit Zotit, unë nuk i humbas paratë, kështu që ajo që dua të fitoj është një vend në histori të futbollit,” tha Ronaldo./Indeksonline/.