75 Mall Live Search
16:33 / E Enjte, 05 Janar 2023 / Gj. Sh

Ronaldo nuk mund të luaj në dy ndeshjet e ardhshme te Al Nassr

Cristiano Ronaldo ditë më parë është bërë me skuadër të re duke u transferua te Al Nassr.

Por mediat angleze raportojnë se debutimi i portugezit te skuadra arabe nuk do të ndodh së paku edhe në dy ndeshjet e ardheshme, transmeton IndeksOnline.

Ronaldo ishte i dënuar me dy ndeshje nga federata angleze pasi kishte një episod jo të mirë në ndeshjen kundër Evertonit, ku në fund të ndeshjes kishte goditur një tifoz me shuplakë.

CR7 nuk kishte mundësin të vuante dënimin pasi vendimi ishte marr në muajin nëntor dhe më pastaj ai luajti me Portugalinë në Kupën e Botës.

Sipas rregulloreve të transferimeve të FIFA-s, “çdo dënim disiplinor deri në katër ndeshje ose deri në tre muaj që i është dhënë një lojtari, por që nuk është shlyer ende (plotësisht) në kohën e transferimit, do të zbatohet në skuadrën e re”./IndeksOnline/