Ronaldo nuk ndalet, thyen edhe një rekord tjetër në Serie A!
Cristiano Ronaldo duket se është përshtatur mjaft mirë në ligën italiane.
Pak momente më parë ai arriti të shënoi gol në ndeshjen kundër Sampdorias. Ky gol e bën golashënuesin më të mirë në këtë sezon të Series A me 13 gola, aq sa ka edhe sulmuesi i Genoas, Piatek, transmeton Indeksonline.
Me këtë gol Ronaldo ka arritur të bëhet portugezi me më së shumti gola të shënuara në një sezon të Series A. Cristiano arriti të tejkaloj portugezin Rui Barros.
Përkundër vështirësive që i pati në fillim të sezonit, duket se Ronaldo e ka marrë veten./Indeksonline/