75 Mall Live Search
18:28 / E Diele, 22 Gusht 2021 / C E

Ronaldo nuk pranon të dal në fushë, ka një kusht për drejtuesit e Juventusit

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë as në stol në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Serie A që Juventusi e luan kundër Udineses.

Sipas Fabrizio Romanos, ylli portugez ka kërkuar që mos të përfshihet në këtë sfidë.

Ronaldo iu ka thënë drejtuesve të klubit që nuk do të luaj derisa e ardhmja e tij të zgjidhet përfundimisht.

Ronaldo po shpreson që të gjejë një skuadër të re gjatë ditëve të mbetura të merkatos.

Por Juventusi ende nuk ka marrë ndonjë ofertë zyrtare për numrin 7 të tyre.

Ndërkohë, Nedved ka deklaruar se e ardhmja e Cristiano Ronaldos është vetëm në Juventus. /IndeksOnline/