Ronaldo paralajmëron klubet: S’e kam ndërmend të ndalem!

Cristiano Ronaldo mbrëmë shënoi golin e tij të 100 me Juventusin, në fitoren e kësaj të fundit 3-1 kundër Sassuolos, e vlefshme për xhiron e 36-të në Serie A.
Përmes rrjeteve sociale, ylli portugez ka paralajmëruar klubet se nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, shkruan IndeksOnline

“Nuk ndalem këtu”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.
Kujtojmë që mbrëmë me golin, Ronaldo shkoi në kuotën e 28 golave në këtë sezon në Serie A./IndeksOnline/