Ronaldo pas vdekjes së Peles: Ishte frymëzim për futbollistët

Bota e futbollit është shokuar sonte me vdekjen e legjendes së futbollit Pele.
Brazilini vdiq sot në moshën 82 vjeçare, shkruan IndeksOnline.
Për vdekjen e peles ka reaguar njëri nga futbollistët më të mirë në vitet e fundit, Cristiano Ronaldo, duke thënë se ai ishte frymëzim për miliona njerz.
“Ngushëllimet e mia më të thella për të gjithë Brazilin, dhe në veçanti për familjen e z. Edson Arantes do Nascimento. Një “lamtumirë” e thjeshtë për Mbretin e përjetshëm Pelé nuk do të mjaftojë kurrë për të shprehur dhimbjen që aktualisht përfshin gjithë botën e futbollit. Një frymëzim për kaq shumë miliona, një referencë nga dje, sot, përgjithmonë. Dashuria që tregonte gjithmonë për mua ishte reciproke në çdo moment që ndamë, qoftë edhe nga larg. Ai nuk do të harrohet kurrë dhe kujtimi i tij do të jetojë përgjithmonë në secilin prej nesh futbolldashësve. U prefsh ne paqe mbreti Pele”, ka shkruar Ronaldo./IndeksOnline/