Ronaldo për Yamal: Le të rritet fëmija, ka kohë për ta fituar Topin e Artë

Cristiano Ronaldo ka folur para ndeshjes finale të Ligës së Kombeve, mes Portugalisë dhe Spanjës, e cila zhvillohet ditën e diel.
40-vjeçari u pyet edhe për Lamine Yamal, i cili shihet si një nga favoritë për ta fituar Topin e Artë, shkruan IndeksOnline.
Ronaldo duket se kësaj pyetje i është përgjigjur ironikisht, duke e quajtur futbollistin e Barcelonës fëmijë.
”Lamine Yamal po bën shumë mirë, duke përfituar nga talenti i tij. Le të rritet fëmija. Mos i bëni shumë presion atij. Le të jetë dhe të rritet mirë, hiqe presionin. Ai nuk ka mungesë talenti.
Fëmija padyshim që ka potencial për të fituar këtë Top të Artë, pa dyshime për këtë. Nëse nuk është tani, ai do të vazhdojë, pa diskutim – për tre, katër, pesë vjet”, ka deklaruar Ronaldo./IndeksOnline/