75 Mall Live Search
20:40 / E Premte, 11 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Ronaldo përmes librit të ri biografik tregon se me cilin klub do të dëshironte të luante

Gazetari i L’Equipe, Thierry Marchand ka publikuar kohëve të fundit një biografi të Cristiano Ronaldos në të cilën ka treguar shumë për gjërat e pa njohura më parë për karrierën e futbollistit portugez.

Në biografi, thuhet se PSG ende janë të interesuar për transferimin e 37 vjeparit, dhe se sulmuesi i Manchester United nuk do të hezitonte që ta kthente këtë gjë në realitet.

“E di që dera është e hapur”, ka thënë Ronaldo, përmendet në këtë biografi, cituar nga Marca.

“E shoh vetëm duke luajtur në Parkun e Princave, para 50 000 emigrantëve portugez. Kjo është fantastike”.