75 Mall Live Search
09:08 / E Enjte, 22 Maj 2025 / G T

Ronaldo përshëndetet me tifozët e Al Nassr, ylli portugez po largohet nga Arabia?

Skuadra e Al Nassr mbrëmë zhvilloi ndeshjen e fundit të këtij sezoni para tifozëve të vet në stadiumin “King Saud”.

Cristiano Ronaldo, i cili shënoi një gol dhe humbi një penallti në fitoren 2:0 ndaj Al Khaleej, pas përfundimit të ndeshjes shkoi te tifozët, shkruan Indeksonline

Ai u përshëndet me ta, që dukej si një formë lamturmire.

40-vjeçari në fund të këtij sezoni mbetet pa kontratë dhe ndoshta e ardhmja e tij do të jetë larg Arabisë Saudite.

Ronaldo e ka edhe një ndeshje për ta zhvilluar me Al Nassr, kurse kryeson listën e golashënuesve në ligë me 24 gola, tri më shumë se Benzema, Toney dhe Hamdallah (21)./Indeksonline/