14:59 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ronaldo, Piatek dhe formacioni më i mirë i sezonit në Serie A

Kur jemi afër pushimit dimëror në Itali, Goal ka zgjedhur 11 lojtarët më të mirë deri më tani në sezonin, 2018/19 në Serie A.

Samir Handanovic | Inter

Një sezon jo i mirë për portierët në Serie A, por Samir Handanovic ka qenë brilliant këtë sezon dhe ka bërë më të mirën për Interin.

Mbrojtja e Interit di të ngec mjaft shpesh, por njeriu mbrapa tyre ka qenë i jashtëzakonshëm.

Asnjë portier nuk e ka mbajtur portën e paprekur më shumë se slloveni (tetë), si dhe ka një përqindje prej 77.78 të pritjeve, transmeton IndeksOnline.

Joao Cancelo | Juventus

Interi është ende duke e vajtuar mos gatishmërinë për ta blerë Cancelo në baza permanente për shkak të problemeve financiare.

Reprezentuesi portugez ka shkëlqyer në Inter sezonin e kaluar ku ishte i huazuar nga Valencia, kështu Juventusi e transferoi atë gjatë verës.

Cancelo, këtë sezon, ka treguar se është i jashtëzakonshëm si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm – duke dhënë dy asistime tashmë.

Kalidou Koulibaly | Napoli

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis së fundmi pohoi se ai ka refuzuar një ofertë 90-milionëshe nga Man Unitedi për Koulibaly në verë.

Mbrojtësi senegalez vazhdon të shkëlqejë te Napoli që disa sezone, teksa ai kërkohet edhe nga klubet tjera evropiane.

Vetëm dy mbrojtës këtë sezon kanë qenë bërë më shumë rikuperime se Koulibaly (116), teksa ai ka qenë dominant në ajër.

Giorgio Chiellini | Juventus

Chiellini ndoshta është 34-vjeçar, por ai mbetet ende njëri prej mbrojtësve më të mirë në planet.

I ri-bashkuar me Leonardo Bonuccin këtë sezon, të dy kanë dhuruar paraqitje impresive deri më tani.

Juve ka pranuar vetëm 8 gola këtë sezon dhe kjo krejt falë shkëlqimit të Chiellinit.

Alex Sandro | Juventus

Sandro ka qenë synim i kahmotshëm i skuadrave më të madhe në Premier League.

Por, së fundmi e rinovoi kontratën me Juventusin deri në vitin 2023. Sot, ai konsiderohet si njëri prej mbrojtësve më të mirë në botë në krahun e majtë me paraqitjet e tij në mbrojtje.

Manuel Lazzari | SPAL

Trajneri i SPAL, Leonardo Semplici beson se Lazazri ka kualitete të luajë për një top-klub, përcjellë IndeksOnline.

Vetëm Suso ka krijuar më shumë raste se Lazzari (5), i cili ka qenë burim konstant i kreativitetit këtë sezon.

Allan | Napoli

Njëri prej mesfushorëve qëndror më të mirë në botë, Allan është më në fund duke e marrë epitetin e merituar, pas paraqitjeve impresive këtë sezon.

Braziliani, i cili e ka marrë festën e parë ndërkombëtare në nëntor, ka qenë i jashtëzakonshëm në Serei A, duke e mbuluar siç duhet mungesën e lënë nga Jorginho.

Nicolo Barella | Cagliari

Barella është njëri prej talentëve më premtues në Serie A, një mesfushor teknik që Fabio Capello e ka krahasuar me legjendën e Italisë, Marco Tardelli.

Në këtë kontekst, ai mori edhe ftesën e parë nga Kombëtarja italiane në tetor si 21-vjeçar. Ai ka impresionuar me energjinë e tij, aftësinë për ta rikthyer posedimin, etj.

Suso | Milan

Njëri prej lojtarëve më të mirë në Serie A, por në disa ndeshje ka vuajtur shkaku i kordinimit të dobët nga bashkëlojtarët.

Por, asnjë lojtar s’ka regjistruar asistime më shumë se ai (8), i cili ka qenë i lidhur edhe me Chelsean dhe Real Madridin.

Krzysztof Piatek | Genoa

Padyshim, blerja më e mirë e sezonit në Serie A. Piatek ka ”shpërthyer” që prej kalimit në Genoa nga Cracovia për shumën e 4 milionë eurove.

23-vjeçari është top-golashënues në Serie A, me 13 gola nga 17 paraqitje, teksa ka shënuar edhe 6 gola në vetëm dy ndeshje të Coppa Italia.

Forma e tij e mirë jo vetëm që shtyrë Kombëtaren e Polonisë t’ja dërgojë ftesën e parë, por edhe klubet e mëdha si Napoli e Barcelona të vihen pas tij.

Cristiano Ronaldo | Juventus

Shumë menduan se portugezi do të dështonte në Serie A pasi dështoi të shënojë në tri takimet e para për Juventusit.

Por, pas dopietës ndaj Sassuolos, golat vazhduan për të. 33-vjeçari sot numëron 11 gola nga 17 ndeshje, teksa ai ka dhuruar edhe 5 asistime./IndeksOnline/