75 Mall Live Search
22:10 / E Hënë, 03 Shkurt 2025 / L A

Ronaldo po dëshmon se mosha është vetëm një numër, shënon dy gola në Ligën e Kampionëve të Azisë

Vetëm dy ditë përpara ditëlindjes së tij të 40-të, portugezi realizoi një dy-golësh kundër Al Wasl, një sfidë që skuadra e tij arriti ta fitonte 4-0.

Në minutën e 44’, Ronaldo dyfishoi shifrat për skuadrën e tij me anë të një 11-metërshi.

Goli i dytë erdhi në minutën e 78’, me portugezin që gjeti mjaft mirë me kokë një top të hedhur nga Mane, duke realizuar një gol fantastik, njësoj si në ditët e tij më të mira kur ishte i ri.

Kështu Ronaldo shkon në kuotën e 923 golave në karrierë, teksa ëndrra e tij për të arritur 1000 gola vazhdon.