75 Mall Live Search
13:38 / E Hënë, 03 Qershor 2024 / Gj. Sh

Ronaldo po mundohet t’i bindë dy ish-bashkëlojtarët e Realit që t’i bashkohen në Al-Nassr-it

Cristiano Ronaldo ka kontaktuar me dy ish-shokët e tij të skuadrës së Real Madridit për t’i bindur ata që t’i bashkohen në Al-Nassr.

Të premten, 39-vjeçari u përlot pasi skuadra e tij humbi finalen e Kupës së Mbretit kundër Al-Nassr.

Sipas Marca, Ronaldo dëshiron të ndihmojë në forcimin e skuadrës së tij dhe ka kontaktuar drejtpërdrejt me dy lojtarë me të cilët luajti në  Madrid.

Gazeta raporton se lojtari i Manchester Unitedit, Casemiro, i cili luajti për Madridin midis 2013 dhe 2022, ka folur me Ronaldon për mundësinë e bashkimit me të në Arabinë Saudite.

Besohet se Ronaldo, i cili mban një sasi të madhe pushteti në vendimet e Al-Nassr, beson se braziliani do të shtojë qëndrueshmërinë që i duhet skuadrës së tij.

Po ashtu, Ronaldo ka provuar ta bindë kapitenin aktual të Madridit, Nacho që t’i bashkohet atij.

Mbrojtësi Nacho fitoi titullin e Ligës së Kampionëve me Los Blancos por ai ka marrë vendim që të largohet nga klubi këtë verë.

34-vjeçari ka qenë me klubin që nga ditët e tij të akademisë, por tani është në kërkim të një skuadre të re, pasi duket se ka dhënë lamtumirë në mënyrën më të mirë të mundshme. /IndeksOnline/