75 Mall Live Search
10:12 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / C E

Ronaldo premton një trofe të rëndësishëm këtë sezon

Juventusi fitoi 1-2 ndaj Genoas në ndeshjen e javës së 11-të të Series A.

Cristiano Ronaldo shënoi dy gola nga penalltia në këtë ndeshje, duke bërë katër të tillë gjatë javës që lamë pas.

Në fund të ndeshjes, për “Sky Sport”-n, Ronaldo deklaroi se qëllimi i ekipit vjen përpara atij individual.

Sot ishte një lojë e vështirë. Jam i lumtur për më të mirën time, por qëllimi janë përherë tri pikët. Çdo vit Juventusi e fillon me qëllimin për të fituar kampionatin dhe Champions. Ne jemi të sigurt dhe mund të ëndërrojmë të fitojmë diçka të rëndësishme”, ka thënë Ronaldo.

Ronaldo ishte vendimtar edhe në fitoren ndaj Barcelonës, një fazë themelore për ekipin e Juventusit, për të rifituar besimin, pas një periudhe jo shumë të shkëlqyer.

Fitorja në Barcelonë ishte shumë e rëndësishme, ajo na dha shumë besim, na karikoi për një tjetër rezultat pozitiv sot, kundër një ekipi mbrojtës. Të luash pas Ligës së Kampionëve është gjithmonë e vështirë, duhet të ndryshosh “çipin”. Trajneri na ka dhënë atë na duhej”, tha portugezi pas ndeshjes.

Me fitoren në “Marassi”, Juve u ngrit në kuotën e 23 pikëve, duke marrë fitoren e gjashtë të sezonit kundër pesë barazimeve dhe asnjë humbjeje. /IndeksOnline/