75 Mall Live Search
18:28 / E Premte, 19 Janar 2024 / Gj. Sh

Ronaldo rrëmben tri çmime në “Globe Soccer Awards”

Cristiano Ronaldo është nderuar me tri çmime nga “Globe Soccer Awards”.

Ylli portugez fitoi çmimin “Futbollisti më i mirë në Lindjen e Mesme”, si dhe çmimin “Maradona” si “Golashënuesi më i mirë i vitit” për vitin 2023.

38-vjeçari e mbylli vitin kalendarik me 54 gola, duke qenë kështu futbollisti me më së shumti gola gjatë vitit 2023.

Ronaldo po ashtu ka fituar edhe çmimin si Lojtari i preferuar i tifozëve, ku ai konkurroi me Bellingham, Messi, Neymar dhe Salah.