75 Mall Live Search
16:41 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Ronaldo rrezikon dy ndeshje pezullim, portugezi jep shpjegimi për gjestin e ‘’turpshëm’’

Cristiano Ronaldo ka bërë një festim të çuditshëm në ndeshjen e fundit.

Portugezi pasi shënoi nga penalltia në ndeshjen ndaj Al Shabab bëri një festim intereesant në drejtim të tifozëve kundërshtar, gjë që u vlerësua si provokim, shkruan IndeksOnline.

Sipas mediave saudite, sulmuesi i Al Nassr ka thënë se ky është një festim normal ku ai nuk u drejtohej tifozëve rivalë, dhe aq më pak si një gjest talljeje apo provokimi.

“I respektoj të gjitha klubet… dhe lëvizja e krahut shpreh forcën dhe fitoren dhe nuk është aspak e turpshme apo e turpshme. Në Evropë jemi mësuar me këtë”, ka deklaruar Ronaldo para komitetit të futbollit arab.

Cristiano mund të dënohet me dy ndeshje ndalim, por për momentin nuk dihet nëse Komiteti e konsideron fajtor sulmuesin portugez./IndeksOnline/