10:34 / E Diele, 30 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

“Ronaldo” rrezikon jetën e pushuesve në Ksamil (Video)

Drejtuesi i një skafi është ndëshkuar me dy gjoba pasi ka rrezikuar jetën e turistëve në Ksamil të Sarandës. Policia njoftoi se skafi i quajtur “Ronaldo” ka lundruar brenda zonës së kufizuar.

Për këtë shkelje, drejtuesi i mjetit lundrues u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë të rinj. Gjithashtu, ky drejtues është ndëshkuar edhe me masën administrative 10 000 lekë të rinj, pasi ka patur mungesë në dokumentacionin në bordin e mjetit.

Në përfundim, mjeti lundrues u bllokua në Portin e Sarandës.