75 Mall Live Search
21:26 / E Premte, 08 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Ronaldo shënon dhe asiston në ndeshjen e tij historike (VIDEO)

Cristiano Ronaldo po vazhdon të shkelqej në kampionatin arab.

Portugezi sonte zhvilloi ndeshjen e tij historike, ku regjistori plot 1200 paraqitje në futbollin profesionist, shkruan IndeksOnline.

Pikërisht në këtë ndeshje jubilare, Ronaldo kontriboi me një gol dhe një asist në fitoren 4-1 të Al Nassr kundër skuadrës së Al Riyadh.

38-vjeçari zhbllokoi ndeshjen duke e kaluar Al Nassr në epërsi në minutën e 33-të.

Më pas Ronaldo asistoi te goli i dytë i shënuar nga Otavio në 45+3.

Pas javës së 16-të të Saudi Pro League, Al Nassr renditet në vend të dytë me 37 pikë, teksa Al Riyadh renditet në vend të 14-të me 16 pikë./IndeksOnline/