75 Mall Live Search
14:23 / E Shtunë, 23 Prill 2022 / MSH

Ronaldo shënon gol dhe ia dedikon djalit që i vdiq pas lindjes

Cristiano Ronaldo ka shënuar gol në minutën e 34-të në ndeshjen e Manchester United kundër Arsenalit.

Kjo është ndeshja e parë e Ronaldos që nga tragjedia që i ndodhi familjes së tij, me humbjen e djalit të porsa lindur, raporton Indeksonline.

Pikërisht djalit të tij, Ronaldo i dedikoi këtë gol.

Njëherazi, ky është goli i tij i 100-të në Premiere Ligë.

Momentalisht, rezultati i ndeshjes është 2-1 në favor të Arsenalit (pjesa e parë), teksa të dy ekipet po luftojnë për të zënë vendin në tabelë që i çon ata në Champions League./Indeksonline/