Ronaldo shënon tjetër gol dhe e dërgon Al Nassr në çerekfinale të Ligës së Kampionëve (VIDEO)

Al Nassr ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të Azisë.
Skuadra arabe në ndeshjen e dytë të 1/16 së finales , e ka mposhtur Al Feiha, me rezultat 2-0, duke e eliminuar me rezultat të përgjithshëm 3-0, shkruan IndeksOnline.
Cristiano Ronaldo ka shënuar gol edhe këtë ndeshje.
Portugezi shënoi golin e dytë në minutën e 86-të.
Në çerekfinale, Al Nassr do të përballet me Al Ain./IndeksOnline/